Tronditet Gjermania/ “E vranë për një djalë”, mediat: Goditën 30 herë me thikë shoqen e klasës dhe dolën në “TikTok” duke kërcyer

18 Mars 2023, 21:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luise

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Një 12-vjeçare është goditur 30 herë me thikë nga dy shoqet e saj të klasës, të moshave 12 dhe 13 vjeç.

Gazeta gjermane "Bild" shkruan se shoqet e kanë vrarë Luise për një djalë. 

Ajo çfarë e bën ngjarjen më rrëqethëse është se, pak orë pas vdekjes së Loises, dy vajzat kanë postuar video në TikTok duke qeshur dhe kërcyer. Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, llogaria e 13-vjeçares në rrjetin social ‘TikTok’ është mbyllur.

Louise ishte shpallur e zhdukur më 11 mars, pasi flinë në shtëpinë e shoqes 13 vjeçare në lagjen Hohenhain, dy milje larg shtëpisë së vetë.

Trupi i Luise është gjetur në një zonë pyjore pranë qytetit Freudenberg.

Tronditet Gjermania/ “E vranë për një djalë”,

Video