Rreth 10 orë negociata/ Përfundon pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiç, Asociacioni mban "peng" marrëveshjen

18 Mars 2023, 21:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi

Është ndërprerë sërish takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Kjo është pauza e dytë takimin trepalësh, ku pjesë e tryezës janë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Negociatat kanë nisur që në orën 10:30, ku fillimisht, Kurti dhe Vuçiç, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Mësohet se debati është përqëndruar te Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Vuçiç kërkon formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë.Tek kjo pikë kanë nisur negociatat.

Video