
'Belinda Balluku e pafytyrë', banorët e Bërxullës kërkojnë zgjid...
26 Mars, 11:55Fokus
Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Të pranishëm në takim kanë qenë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.
Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë në një konferencë për të treguar detajet nga takimi.
Në agjendë kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Propozimi franko-gjerman nuk parashikon njohjen reciproke mes Prishtinës e Beogradit, por se detyron palët të pranojnë dokumentet dhe simbolet shtetërore të njëra-tjetrës.