Një peshkaqen i bardhë thuajse 6 metra i gjatë i hëngri kokën një zhytësi teksa ai mblidhte guaska në brigjet e Meksikës. Kjo ngjarje shënon sulmin e parë fatal nga një peshkaqen për këtë vit.
“New York Post” raporton se tragjedia e tmerrshme ka ndodhur më 5 Janar, kur 53-vjeçari Manuel Lopez po mblidhte molusqe në gjirin Tobari në Benito Juarez, Sonora. Ai ishte zhytur pa një bombël oksigjeni deri në fund të oqeanit për të kapur gjallesat të cilat gjenden në 11-18 metra thellësi.
Ekspedita e tij u ndërpre shpejt sepse një peshkaqen i madh i bardhë këputi kokën e Lopez. “Ai po zhytej kur kafsha e sulmoi, duke i ngrënë kokën dhe i kafshoi shpatullat”, tha dëshmitari okular Jose Bernal.
Pavarësisht paralajmërimeve për prezencën e peshkaqenëve në zonë, Lopez vendosi të shkonte për peshkim sepse kishte nevojë për para. Ai i injoroi paralajmërimet dhe kjo u kthye në ekspeditën e tij të fundit të peshkimit.
Nuk dihet se çfarë e ngacmoi grabitqarin, por ai mund të jetë tërhequr nga turbulencat dhe tingujt që peshkatari lëshonte teksa mblidhte molusqet. Shpeshherë, njerëzit ngatërrohen për foka deti kur veshin kostume zhytjeje dhe kjo i ngacmon peshkaqenët për të kafshuar në formë ‘eksperimentale’.
Edhe pse krijesa mund të largohet kur kupton që nuk është preja e saj e preferuar, sulmi rezulton në një katastrofë për shkak të dhëmbëve të tyre të mprehtë