Trump paralajmëron luftë bërthamore pas ndihmave për Ukrainën: Jepini fund luftës

27 January 2023, 18:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trump paralajmëron luftë bërthamore pas ndihmave për

Donald Trump ka paralajmëruar për një luftë bërthamore ndërsa Presidenti Biden përgatitet të dërgojë 31 tanke beteje në Ukrainë për t’i përdorur në luftën kundër Rusisë.

Administrata e Biden konfirmoi të mërkurën se do të dërgonte 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë pas kërkesës së Presidentit Volodymyr Zelensky për më shumë armatime të rënda.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gjithashtu 500 automjete të blinduara si pjesë e ndihmës për Ukrainën, përveç 26 miliardë dollarëve që tashmë i janë dhënë Kievit që nga nisja e pushtimit rus rreth një vit më parë.

Në një postim në rrjetin Truth Social, ish-presidenti shkroi se beson se dërgimi i ndihmave ushtarake mund të çojë në një luftë të mundshme bërthamore.

“NË FILLIM VIJNË TANKET, MË PAS TË VIJNË ARMËT NUKLEARE”, shkroi Trump, teksa vijoi: Jepini fund kësaj lufte të çmendur. Është kaq e thjeshtë.


Video