Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Partia Demokratike çon në KQZ emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Afati për dorëzimin e emrave mbaron ditën e diel në mbrëmje, çka ka sjellë dhe lëvizjet e PD.
Lista me emra mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.
Ndërkohë që KQZ-ja do të shprehet me vendim kur të dorëzojë listën me emra dhe grupi i Alibeajt.
Grupi i Alibeajt do t’i depozitojë emrat ditën e hënë.
Vetëm pak ditë më parë Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.