Familjet e prekura nga përmbytjet, artistët e Kosovës mbledhin 500.000 euro live për tre orë

27 January 2023, 00:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Familjet e prekura nga përmbytjet, artistët e Kosovës mbledhin
Pjesë nga transmetimi i mbledhjes së fondeve

Një shumë prej gati 500 mijë euro është mbledhur për tre orë në Kosovë, vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan dëmtime ngha përmbytjet e javës së kaluar.

Shumë artistë e figura publike i janë bashkuar mbrëmjes humanitare “Bashkë ia dalim”. Disa qytete të Kosovës u prekën rëndë nga reshjet intensive të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje në shkallë të gjerë dhe uji vërshoi nëpër zonat e banuara.

Në shumë e mbledhur sonte nuk janë llogaritur transaksionet bankare dhe format e tjera të donacioneve, por vetëm ato që janë regjistruar përmes telefonatave. Ky organizim u transmetua drejtpërdrejt në T7, RTK dhe Klan Kosova.


Video