Taksi fluturuese elektrike në Milano, ja sa do të kushtojë një udhëtim?

27 January 2023, 20:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taksi fluturuese elektrike në Milano, ja sa do të kushtojë
Leonard Berberi

Milano  dhe Roma, dy qendrat e mëdha italiane do të ndërthurin në qytetet e tyre një projekt shumë ambicioz dhe të lidhur me të  ardhmen. Taksitë fluturuese elektrike, të cilat do të shërbejnë për transportin e njerëzve dhe mallrave do të jenë një mjet udhëtimi në këto qytete.

Në një lidhje “Skype”  tek “Rudina”, gazetari shqiptar i “Corriere della Sera”, Leonard Berberi shpjegon më në detaje këtë risi që do të vendoset në zbatim pas 2 vjetësh.

Leonard Berberi: Në Itali ekzistojnë deri më tani dy projekte të mëdha, një është në Romë, i bazuar në Romë dhe projekti tjetër është ai që u tregua, në Milano dhe në Cortina, sidomos në qytetin e Milanos. Të dy projektet, duke filluar midis vitit 2025-2026 sepse në 2025 në Romë do jetë një eveniment i madh për Kishën Katolike,do të jetë jubileu dhe në Milano në2026 dhe në Cortina do të ketë Lojërat Olimpike Dimërore, siç e pamë edhe para pak sekondave. Projektet janë në letër sepse  pritet fillimisht një autorizim në Europë i Agjencisë Rregullatore Europiane të sigurimit të mjeteve që duhet të fluturojnë, pra duhet të autorizohen përpara dhe pastaj do të fillojë inaugurimi në fund të 2025.

Rudina Magjistari: Që praktikisht është shumë afër, ta mendosh për 2 vite. Tani kur themi taksi ajrore mendja na shkon te charter-at që le të themi janë ata avionët e  vegjël apo dhe helikopterët. Nga ndryshojnë nga ajo që ofrojnë charter-at apo helikopterët taksitë ajrore nëpër qytet?

Leonard Berberi: Në radhë të parë, këto janë taksi elektrike, pra funksionojnë me bateri, nuk funksionojnë me karburant, me mjete ndotës, pra janë 100% të respektueshëm ndaj ambientit dhe në radhë të dytë janë taksi që ndryshe nga helikopterët nuk bëjnë zhurmë, duke qenë që janë elektrike, janë me bateri dhe motori funksionon në një mënyrë që nuk bëjnë shumë zhurmë.

Berberi shton se sipas një sondazhi të kryer në Milano, 70% e popullsisë së qytetit ka shprehur qëndrim pozitiv ndaj kësaj teknologjie. Gjithashtu ai shpjegon edhe si do të jetë raporti i saj me xhepin e konsumatorit.

Leonard Berberi: Çmimet në fillim nuk do të jenë çmime për të gjithë xhepat sepse do të përdorëet sidomos midis aeroportit të Milano-Malpensa dhe qytetit janë rreth 1 orë me makinë ose me autobus, pra do jenë 20 minuta me taksi luftuese elektrike. Çmimi në fillim do të jetë 120-140 Euro, por pas 2-4 viteve do të shkojë në 60-70 Euro, që për standardet e taksive midis Malpensa dhe Milano janë çmime akoma më të ulëta.


Video