Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bologna të Italisë. Nëna dhe tre fëmijë humbën jetën pasi zjarri përfshiu apartamentin e tyre në katin e katërt të një pallati 8 katësh në periferi të qytetit.
Fëmijët, dy binjakë rreth dy vjeç dhe një motër gjashtë vjeç, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në apartamentin e tyre gjatë natës.
Gruaja 31 vjeçare me origjinë rumune, Stefania Alexandra Nistor humbi jetën gjatë transportit në spitalin Maggiore.
Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik nga një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit të apartamentit.