Eskobar flet pas dy orësh takim me Kurtin: Më premtoi se do t'i marrë parasysh propozimet që i bëra

14 Mars 2024, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar sot një takim dy orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në përfundim të takimit, Eskobar tregoi shkurtimisht për gazetarët atë çka diskutoi me Kurtin.

“Mund të them që patëm një diskutim të mirë. Kryeministri do t’i marrë parasysh disa propozime që i kam bërë sot. Çdo gjë që kemi bërë këto vite ka qenë në favor të Kosovës. E kemi mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike. Kemi qendërzuar përkrah Kosovës. Kosova të dëgjojë brengat tona dhe nuk do të duhej të ishte e vështirë", tha Escobar.

Më herët, Escobar të mërkurën u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën patën dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Ai tha se SHBA-ja nuk po i kërkon vetëm Kosovës të ndërmarrë vendime të vështira pasi e njëjta gjë, sipas tij, i kërkohet edhe Serbisë.

Duke folur për rregulloren e BQK-së, e cila e ndalon dinarin, Escobar tha se gjatë vizitës së tij do të angazhohet për të gjetur mënyra për të ecur përpara.


Video