Thatësira nxjerr shtratin e liqeneve në Itali (Foto)

17 August 2022, 21:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Thatësira nxjerr shtratin e liqeneve në Itali (Foto)

Liqeni Garda, liqeni më i madh i Italisë dhe destinacioni kryesor turistik, si dhe shumë liqene dhe lumenj në veri të vendit, po vuajnë nga thatësira e madhe që ka kapluar vendin prej muajsh.

''Ka shumë më pak ujë, kështu që ju mund të shihni gurët. Në të kaluarën, ndonjëherë uji praktikisht i zhyste të gjithë gurët”, tha për Reuters, turistja Barbara Bazzoli.

''Ka 20 deri në 25 metra gurë të zbuluar dhe kjo është një gjë mjaft e bujshme. Ka vite që nuk ka ndodhur, të paktën unë në këto vite që jam këtu nuk kam parë kurrë një spektakël të tillë”, shtoi ajo.

Shtrati i shkëmbinjve, i ngjashëm me një plazh, u shfaq për shkak të mungesës së reshjeve dhe tërheqjes së vazhdueshme të ujit për të ujitur fushat bujqësore gjatë verës.

''Jam i shqetësuar sepse mendoj se do të duhen të paktën disa vite për t'u kthyer në normalitet pas situatës së këtij viti. Sipas mendimit tim, do të duhet të bjerë shi më shumë se i bollshëm për disa vjet për të zgjidhur situatën”, shtoi Bazzoli.

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar për zonat përreth Lumit Po, që është lumi më i gjatë i vendit. Lumi Po ushqen me ujë afërsisht një të tretën e prodhimit bujqësor të Italisë, që po vuan thatësirën më të keqe në 70 vjet.



Video