
Deputetët e zgjedhur të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e shtatë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton KosovaPress.
Vazhdimi i seancës nga ora 10:00 është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari në vazhdimin e gjashtë të seancës për formimin e përbërjes së re të legjislativit.
Në vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive, më 25 prill, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit.
LVV ka theksuar se bllokimi i Kuvendit nuk mund të shkojë në pafundësi, duke përmendur afatet ligjore që përcaktojnë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi. Pikërisht, ky 30 ditësh është sot më 27 prill, pasi më 27 mars KQZ bëri certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.