Tragjedi në Kanada! Makina godet turmën që po festonte, dhjetëra të vrarë

27 Prill 2025, 08:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kanada

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Vankuverit në Kanada. Dhjetëra persona kanë vdekur pasi një makinë ka goditur turmën e njerëzve në këtë qytet.

Autoritetet policore bëjnë me dije se e kanë arrestuar autorin e tragjedisë i cili ndodhet në paraburgim. Policia e Vankuverit tha se "shumë të tjerë" u plagosën gjatë tragjedisë.

Akoma nuk dihet ende se sa persona janë vrarë. Në një postim në X, policia tha se "një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge pak pas orës 03:00 me orën lokale të së dielës.

Mediat lokale raportuan se një grup këmbësorësh u godit nga një makinë gjatë festivalit vjetor i cili feston kulturën filipinase

Video