Tensione në Mitrovicë, hidhen mjete shpërthyese në drejtim të ekipit televiziv dhe policisë

20 December 2022, 22:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në Mitrovicë, hidhen mjete shpërthyese në drejtim
Veriu i Kosovës

Në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë sonte është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një ekipi televiziv.

Mediat raportojnë se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa në atë moment, prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari i TV1. Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk është lënduar askush.


Video