Tarifat e Trump, Von Der Leyen: Marrëveshja është marrëveshje, por jemi gati për të gjithë skenarët

5 Maj 2026, 13:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ursula von der Leyen

“Bashkimi Evropian është “gati për të gjitha skenarët”, kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo deklaratë e saj vjen pas kërcënimeve të SHBA-së për një tarifë shtesë prej 25% për automjetet e importuara nga BE-ja.

Një marrëveshje është një marrëveshje“, theksoi ajo gjatë një konference për shtyp në Jerevan, duke iu referuar marrëveshjes tregtare midis BE-së dhe administratës Trump, e cila u përfundua në korrik dhe kufizoi tarifat doganore për automjetet evropiane të shitura në Shtetet e Bashkuara në 15%.

Të premten, Donald Trump kërcënoi bllokun evropian me tarifa të reja shtesë doganore për makinat dhe kamionët e eksportuar në Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar BE-në se nuk e respekton marrëveshjen tregtare të nënshkruar midis dy anëve të Atlantikut.


Video