Stuhi rëre e pluhuri në Teheran, Irani fajëson hidrocentralet turke

12 May 2022, 19:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Stuhi rëre e pluhuri në Teheran, Irani fajëson hidrocentralet

Teherani është përfshirë prej disa ditësh nga stuhi rëre e pluhuri, që ka rritur fort ndotjen e ajrit në kryqytetin e Iranit.

Për këtë stuhi, autoritetet e Republikës Islamike fajësojnë Turqinë dhe ngritjen prej saj të një sërë digash për hidrocentrale në lumenjtë dhe përrenjtë pranë kufirit mes dy vendeve.

Turqia hodhi poshtë këto akuza përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme.

“Pretendimet se digat e ndërtuara nga ne shkaktojnë probleme mjedisore si pasojë e stuhive të pluhurit e rërës dhe ndotje të ajrit që ka arritur kulmin në kryeqytetin Teheran, të cilat kanë ndodhur në Iran kohët e fundit, janë mbuluar shumë në mediat iraniane dhe çështja është ngritur në rend të ditës gjithashtu nga politikanët. Këto pretendime, sipas të cilave digat në Turqi shkaktojnë stuhi rëre dhe pluhuri në rajonin tonë, nuk kanë asnjë bazë shkencore. Stuhitë e rërës dhe pluhurit janë kryesisht një fenomen natyror dhe kjo pranohet nga të gjitha qarqet”, thuhet në deklaratë.

Ankaraja thotë se shkaku kryesor i stuhive të rërës dhe pluhurit që prekin Turqinë dhe Iranin, janë pluhurat e shkretëtirës me origjinë nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilat janë dy burimet më të rëndësishme të pluhurit në botë.

 


Video