Youtuber-i i famshëm amerikan Dr.Disrespect, emri i vërtetë i të cilit është Herschel "Guy" Beahm IV, është vënë në qendër të akuzave të rënda për ngacmim të një minoreneje.
Akuzat i ka bërë një ish-punonjës i rrjetit Twich, Cody Conners, i cili ka postuar në rrjetin social "X" një mesazh duke pretenduar se e di arsyen pse Dr.Disrespect u përjashtua nga Tëich katër vite më parë.
Pas përjashtimit nga Twich, asnjë arsye nuk i dha pse ai ishte larguar në pikun e karrierës së tij, ndërsa pak kohë më pas, Dr.Disrespect iu bashkua Youtube.
Ai ka thënë se arsyeja ishte pasi Dr.Disrespect kishte kontaktuar me mesazhe me një minorene përmes "Twich", madje i kishte kërkuar asaj edhe të takoheshin gjatë një eventi.
Streameri i famshëm reagoi menjëherë duke shkruar:
"Jake seriozisht... E kuptoj, është një temë e nxehtë, por kjo është zgjidhur, asnjë keqbërje nuk u pranua dhe ata paguan të gjithë kontratën".
Dr.Disrespect është i martuar dhe baba i një vajze. Ndërsa akuzuesi i tij, Cody Conners nuk ka postuar deri tani asnjë provë që mbështet pretendimet e tij.