Hasan Piker, një “streamer” tepër popullor mes të rinjve në SHBA dhe jo vetëm, është vënë nën akuzë për keqtrajtimin e qenit të tij.
Streameri me pikëpamje komuniste, dhe i akuzuar për përkrahjen e grupit terrorist Hamas, ka tërhequr vëmendje në transmetimin e fundit, duke u bërë shënjestër për qindra-mijëra akuza për keqtrajtimin e qenit të tij.
Ai shihet i revoltuar për shkak se qeni që qëndron në sfond, gjatë transmetimit në platformën “Twitch”, tenton të lëvizë nga vendi, por Hasan i thërret dhe duket sikur më pas shtyp një buton që e detyron qenin të shkojë në vend.
Bëhet fjalë për atë që quhet “Shock Collar” dhe është një qafore për qentë me elektroshok. Përdorimi i saj është i ndaluar në pjesën më të madhe të vendeve në botës, për shkak se konsiderohet si mizori ndaj kafshëve.
Streameri me origjinë truke duket se shtyp një buton në momentin që qeni leh, në dukje nën stres dhe ulet sërish në vendin e tij.
Pamjet kanë nxitur një valë të madhe revolte me komente dhe ankesa të pafundme, ku kërkohet ndërhyrja urgjente e autoriteteve për mbrojtjen e kafshës.
I always wondered how Hasan kept his dog behind him all stream.
— TECTONE ???????? (@Tectone) October 8, 2025
It’s because he’s been using a shock collar on a setting so high that his dog FUCKING SCREAMS when he uses it.
Using your dog as a prop to seem more friendly relatable and down to earth when in reality
The dog… pic.twitter.com/mrwLPN20fM