“Një vajzë e re, por shumë e zemëruar”, Trump vs Greta, 6 vite përplasje dhe ironi

7 Tetor 2025, 17:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump vs Greta

Pas vetëm katër muajsh, rikthehet përplasja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe aktivistes Greta Thunberg.

Trump e kritikon aktivisten suedeze pas pjesëmarrjes së saj në misionin humanitar të flotiljes, që solli ndihma për palestinezët.

“Nuk i intereson më mjedisi?!“, tha Trump për gazetarët.

“Tani është e zënë me këtë. Është problematike! Ka probleme me menaxhimin e zemërimit. Mendoj se duhet të shkojë tek një mjek. Është e mbushur me zemërim. Është e re, por shumë e zemëruar, jashtë kontrollit. Është thjesht një problematike”, shtoi Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Greta Thunberg iu përgjigj në Instagram me ironinë që e karakterizon:

Kam dëgjuar se Donald Trump ka shprehur përsëri mendimet e tij të bukura për karakterin tim dhe e vlerësoj shqetësimin e tij për shëndetin tim mendor. Do të doja të merrja këshillat e tij se si të kapërcej këto të ashtuquajtura “probleme me menaxhimin e zemërimit”, pasi nga përvoja e tij duket se edhe ai vuan nga e njëjta gjë.

“Një vajzë e re, por shumë e zemëruar”, Trump vs

 

6 vjet përplasje

Konflikti verbal mes tyre vazhdon prej 6 vitesh. Filloi në 2019-ën, kur Greta u shpall “Personi i Vitit” nga Time.

Trump e talli atë në Twitter, duke i thënë të “punojë mbi problemet e saj me zemërimin dhe të shikojë ndonjë film të vjetër me shoqet”.

Greta iu përgjigj në nëntor 2020: “Donald duhet të punojë mbi problemet e tij me zemërimin dhe pastaj të shikojë një film të bukur me një mik! Qetësohu Donald, qetësohu!”

Tweet-i i saj mori mbi 450 mijë pëlqime, më shumë se dyfishin e atij të presidentit.

Takimi i tyre i parë publik ishte në 2019-ën, në New York, ku gjuha e trupit fliste më shumë se çdo fjalë.

Në qershor të këtij viti, Trump sulmoi përsëri, duke e quajtur Greta-n, një vajzë të zemëruar dhe duke i sugjeruar që të ndjekë një kurs për menaxhimin e nervave.

Greta iu përgjigj me ironi:

“Mendoj se bota ka vërtet nevojë për shumë më shumë vajza të zemëruara, sidomos me gjithë atë që po ndodh tani. Kjo është pikërisht ajo që na duhet më shumë!”


Video