Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Vyacheslav Leontyev, drejtues i hershëm i gazetës Pravda të epokës sovjetike, ka vdekur pasi ka rënë 22 metra lartësi nga apartamenti i tij në Moskë.
Pravda dikur ishte zëdhënësi zyrtar i Partisë Komuniste dhe një nga gazetat më të fuqishme në Bashkimin Sovjetik.
Flitet se 87-vjeçari Leontyev dinte shumë për pasurinë marramendësr sekrete të elitës ruse.
Policia tani po heton nëse rënia e tij ishte një aksident, vetëvrasje apo diçka tjetër.
Ai i bashkohet një liste të gjatë të elitave ruse që kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze, kryesisht duke rënë nga lartësi të mëdha.