Skandali Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson

23 February 2026, 20:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA Peter
eter Mandelson

Ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Mandelson është arrestuar nga Policia e Londrës, këtë të hënë, nën dyshimin për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij vjen pas zbulimeve të fundit mbi lidhjet e lordit britanik me famëkeqin, Jeffrey Epstein.

Mandelson, 72 vjeç, u shkarkua nga posti më prestigjioz në shërbimin diplomatik të Britanisë në shtator, kur detajet e lidhjes së tij me Epstein filluan të dilnin në sipërfaqe.

Policia Metropolitiane nisi hetimet ndaj ish-ambasadorit, në fillim të këtij muaji, pasi qeveria e Kryeministrit, Keir Starmer publikoi komunikimet midis tij dhe Epstein.

Emailet midis dy burrave të publikuara nga departamenti i drejtësisë treguan një marrëdhënie më të ngushtë nga sa ishte njohur publikisht, dhe Mandelson kishte ndarë informacione të ndjeshme me financierin, kur ai ishte ministër në qeverinë e ish-Kryeministrit, Gordon Brown.

Më herët gjatë këtij muaji, lordi britanik kishte dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste dhe nga pozicioni i tij në Dhomën e Lartë të Parlamentit.

Lordi Mandelson është “Viktima e dytë” e Epstein në Britani, pas arrestimit të bujshëm të vëllait të mbretit Charles Andrew Mountbatten, javën e kaluar.


Video