Skandal në Parlamentin Europian, kështu e kanë quajtur një grup eurodeputetësh ngjarjen e ndodhur së fundmi ku Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi është dëgjuar duke i quajtur ata “idiotë”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Varhelyi harroi mikrofonin ndezur, teksa iu përgjigj pyetjes së një eurodeputeti kroat.
Por pak çaste më pas, ai u dëgjua të ofendojë eurodeputetët në gjuhën hungareze.
Komisioneri i BE-së iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Varhelyi iu përgjigj një pyetjeje të eurodeputetit kroat Tomislav Sokol dhe pasi u ul në vendin e tij, harroi mikrofonin të ndezur dhe tha: “Sa idiotë të tjerë ka?”, me sa duket duke iu referuar eurodeputetëve të tjerë.
Kjo ka bërë që eurodeputetët të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të tij. Kjo nuk është hera e parë që Varhelyi përfshihet në kritika. Në 18 Janar Parlamenti Europian votoi një vlerësim për punën e Komisionit Europian, ku thuhet se Varhrlyi përpiqet të anashkalojë rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike.
Ai gjithashtu është kritikuar për qëndrimin që mban ndaj liderit serb të Bosnjës me qëllime separatiste, Milorad Dodik.