Irani thotë se zjarri në një port jugor të vendit, i shkaktuar nga shpërthimi më në fund është shuar, ndërsa numri i të vdekurve në incident u rrit në të paktën 65 persona të vrarë.
Ministri i Brendshëm iranian Eskandar Momeni njoftoi se zjarri ishte shuar, ndërsa Guvernatori i Hormozganit, Mohammad Ashuri Taziani, dha numrin e të vdekurve.
Shpërthimi ndodhi të shtunën në portin Shahid Rajaei pranë Bandar Abbas.
Dyshohet se shkak për shpërthimin u bë një përbërës kimik i nevojshëm për karburant të ngurtë për raketat balistike, diçka që u mohua nga autoritetet të cilat nuk shpjeguan shkakun që shkaktoi një shkatërrim të tillë.
Imazhet satelitore treguan shkatërrimin nga një shpërthim që tronditi një nga portet kryesore të Iranit, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 65 persona me mbi 1,000 të plagosur.