Kush do e pasojë Papa Françeskun? Më 7 maj Konklava në Vatikan për Papën e ri

28 April 2025, 13:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush do e pasojë Papa Françeskun? Më 7 maj Konklava në

Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të nivelit të lartë në Vatikan.

Data është vendosur gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të kardinalëve në Vatikan, takimi i parë pas funeralit të Papa Françeskut. Sipas rregullores, 134 kardinalët me të drejtë zgjedhje mblidhen në Romë. Shumë do ta njohin njëri-tjetrin drejtpërdrejt në kongregacione.

Sa i përket strategjive që do të çojnë në zgjedhjen e Papës së ri, do të ketë shumë peshë edhe ndikimi i jozgjedhësve, pra kardinalëve mbi 80 vjeç, të cilët ruajnë aftësinë e tyre për të ndikuar dhe orientuar Konklavën drejt konsensusit. 

Ndërkohë, raporton Reutes, mijëra njerëz vijojnë të qëndrojnë në radhë përpara kishte Santa Maria Maggiore, për të nderuar në homazhe Papa Franceskun.

 


Video