Shpërndante kokainë me biçikletë në lagjet e Milanos, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

3 Shkurt 2023, 23:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilustrim

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi po shpërndante kokainë në periferi të Milanos.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar është parë nga disa karanbinierë duke lëvizur me biçikletë, të cilëve më pas ka tentuar t’u largohet, gjë që ka nxitur ata për ta ndjekur dhe arrestuar.

28 vjeçari gjithashtu është përpjekur të hedhë biçikletën drejt policëve dhe më pas ka goditur një prej tyre në gjoks, por ka dështuar të largohet më tej. Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi prej 20 gramësh kokainë e ndarë në 40 doza dhe gati për t’u shitur.

Video