PAMJE TË RËNDA/ Dy djem rrahin 9-vjeçaren në autobusin e shkollës (Video)

3 Shkurt 2023, 15:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një video e paimagjinueshme e rrahjes së një 9-vjeçareje nga dy shokë të klasës është publikuar nga Florida, SHBA. Ngjarja e egër ka ndodhur në një autobus shkolle , kur dy të miturit për një arsye të panjohur kanë nisur ta godasin vajzën në bark dhe në kokë. 

Siç shihet edhe në video, 9-vjeçarja përpiqet të mbrohet në çdo mënyrë, duke vendosur duart në kokë, ndërsa një shoqe e klasës kap rrahjen brutale. 

Nëna e viktimës tha se do të kërkojë padi penale kundër autorëve, duke shtuar se edhe dy fëmijët e saj të tjerë më të mëdhenj janë ngacmuar  në shkollë. Madje, siç tha ajo, ka njoftuar edhe mësues e këshilltarë, poraskush nuk ka bërë asgjë.

I tërbuar babai i vajzës ka shkruar në Facebook: “Dua të organizoj një miting dhe të denoncoj shkollën. Mungesa e sigurisë në autobus është qesharake... Ngacmimi duhet të ndalet!!!”

Përmes një komunikate policia tha se autorët janë arrestuar. "Siguria dhe mirëqenia e studentëve tanë është e një rëndësie të madhe", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Video