“Biden i ofroi Putinit 20% të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës”

2 Shkurt 2023, 20:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Biden i ofroi Putinit 20% të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës”

Drejtori i CIA-s, William Burns thuhet se i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin 20% të territorit ukrainas për t'i dhënë fund luftës, si pjesë e një plani paqeje të hartuar në emër të presidentit Joe Biden.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “Newsweek”, duke cituar gazetën zvicerane-gjermane, “Nzz”. Burns thuhet se e paraqiti planin në mes të janarit, sipas politikanëve të lartë gjermanë të cituar si burim.

Si Kievi dhe Moska e kanë refuzuar propozimin. Pjesa e ofruar për Moskën ishte afërsisht sa madhësia e rajonit lindor të Donbasit.

Kievi refuzoi "sepse nuk është i gatshëm të ndajë territorin e tij", ndërsa zyrtarët rusë thanë se ata "do ta fitojnë luftën në planin afatgjatë gjithsesi", raportoi NZZ.

Ndërkohë, Vladimir Putin nuk tërhiqet, duke shkuar deri aty sa thotë se Rusia do ta fitojë luftën.

“Ashtu si në Stalingrad, ne jemi ende të kërcënuar nga nazizmi. Rusia kërcënohet edhe një herë nga tanket gjermane (“Leopard”-ët e dhuruar Kievit).

Putin i bëri këto deklarata në Volgograd për të përkujtuar fitoren sovjetike ndaj nazistëve, në ditën e 80-vjetorit të betejës së Stalingradit.

Për sa i përket situatës së operacionit special ushtarak, ai shpjegoi: "Ne jemi të sigurt për fitoren tonë" (në Ukrainë). Pavarësisht armëve perëndimore të dërguara në Kiev. "Ka përpjekje për ta shtyrë Evropën, përfshirë Gjermaninë, në luftë me Rusinë", - shtoi ai.

 

Video