Burri i impononte kalendarin seksual gruas që të mos e tradhtonte, ajo tenton të vetëvritet

3 Shkurt 2023, 20:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një burrë dyshohet se mbante një kalendar seksual për të numëruar marrëdhëniet intime që kishte me gruan e tij çdo muaj dhe për t'u siguruar që ato të mos uleshin.

Kërcënimi ishte për ta tradhtuar, në rast se kërkesat e tij nuk plotësoheshin. 40-vjeçari nga Teramo është akuzuar nga gjyqtari hetues Marco Procaccini i Gjykatës së Teramos në përfundim të seancës paraprake.

Gruaja e tij në të njëjtën moshë, e detyruar t'u nënshtrohej këtyre presioneve të vazhdueshme psikologjike, kishte rënë në depresion dhe kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

Tashmë ajo ka ngritur një palë civile në proces e cila do të shohë përgjigjen për abuzim psikologjik ndaj saj.

40-vjeçari nga Teramo, ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj gruas së tij dhe ndër të tjera ka planifikuar marrëdhënie seksuale për të imponuar një numër nën të cilin gruaja nuk mund të zbriste.

“Ushtrimi i presionit të rëndë psikologjik edhe gjatë intimitetit të një çifti, shënimi në kalendar me frekuencën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale për ta monitoruar atë dhe kërcënimi i saj, nëse zvogëloheshin, për të gjetur një të dashur”, është ajo që mund të lexohet në kërkesën për referim në aktgjykim e nënshkruar nga gjyqtari hetues.

Video