Shokuese në Athinë/ E pushuan nga puna, ish-punonjësi shkon në kompani dhe vret 3 persona, më pas edhe veten

12 Shkurt 2024, 11:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Dy burra dhe një grua kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë në kompaninë ku ata punonin në Glyfada, Athinë. Pas masakrës, autori i armatosur u gjet i vdekur në bodrum.

Sipas informacioneve ish-punonjësi, i cili ishte pushuar nga puna së fundmi, u fut në ndërtesë mëngjesin e së hënës dhe ka hapur zjarr.

Nga të shtënat kanë humbur jetën tre persona, dy burra dhe një grua.

Sipas informacioneve të Newsbomb.gr, gruaja që u gjet e pajetë është motra e pronarit të kompanisë së transportit detar.

Autori i armatosur, me origjinë greko-egjiptiane, u gjet i vdekur në bodrumin e kompanisë së transportit detar, pasi dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

 

 

Video