Një ngjarje e paprecedent dhe shokuese raportohet se ka ndodhur jo shumë kohë më parë pranë brigjeve të Italisë.
Siç raportojnë mediet e huaja, ndër to edhe DailyMail, një ngjarje tronditëse ka ndodhur brenda një varke me emigrantë ilegalë teksa po fundosej.
Një emigrant iraken 27-vjeçar ka përdhunuar një 16-vjeçare para syve të nënëns së saj brenda në varkë, dhe më pas e ka mbytur me duar.
E gjithë kjo skenë makabre ka ndodhur teksa varka po mbytej, e së bashku me varkën u mbytën edhe gruaja dhe fëmija e 27-vjeçarit iraken.
36 persona u mbytën, prej tyre 14 fëmijë. Autoritetet italiane arritën të shpëtojnë 12 persona, mes tyre autorin e krimit çnjerëzor si dhe nënën e 16-vjeçares.
Kjo e fundit ka rrëfyer tmerrin që ka parë me sy te policia italiane, të cilët kanë arrestuar autorin.