Shkon në 6 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi, gjenden të vdekura dy gra

7 September 2023, 18:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në 6 numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi, gjenden
Përmbytjet në Greqi


Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga përmbytjet e mëdha që kanë prekur Greqinë gjatë 48 orëve të fundit.

Gjatë kërkimeve të somte në fshatin Astritsa, i prekur rëndë nga përmbytjet, ekipet kanë gjetur trupat e pajetë të dy grave të moshës 75 dhe 85-vjeçe.

Frika ekziston sepse ka një numër të papërcaktuar të personave që janë deklaruar të zhdukur.

Në zonën e Thesalisë raportohet se janë përmbytur me dhjetra fshatra. Nga pamjet dramatike dallohen vetëm çatitë e banesave ndërsa pjesa tjetër është e zhytur plotësisht nën ujë.


Video