Shikoni çfarë ishte duke bërë Putin, ndërkohë avioni i ish-mikut të tij oligark u rrëzua në Moskë

23 August 2023, 20:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shikoni çfarë ishte duke bërë Putin, ndërkohë
Presidenti rus Vladimir Putin

Shefi i Wagner dhe ish-miku i Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin raportohet se është mes 10 viktimave nga rrëzimi i avionit të tij privat sot në Moskë.

Por ndërkohë që avioni privat i Prigozhinit po binte, pasi dyshohet se ishte qëlluar me raketa të sistemit rus të mbrojtjes ajrore, Putin ishte duke festuar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Putin ishte duke marrë pjesë në një festë madhështore ku u përkujtua fitorja në betejën e Kursk-ut në Luftën e Dytë Botërore, event që po transmetohej drejpërdrejt nga televizioni shtetëror “Russia-24”.


Video