Pamjet / Siçilia dhe Malta mbulohen me tym nga zjarret në Greqi

23 August 2023, 17:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet / Siçilia dhe Malta mbulohen me tym nga zjarret në Greqi
Malta e mbuluar nga smogu për shkak të zjarreve në Greqi

Greqia po përballet prej 5 ditësh me zjarret masive në disa zona të vendit, ndërsa sot, tymi i flakëve ka arritur deri në Maltë.

Nga pamjet satelitore dallohet se si tymi ka mbuluar një pjesë të madhe të detit Egje, Siçilisë e deri në ishullin e Maltës plot 1,200 kilometra larg në vijë ajrore.

Pamjet / Siçilia dhe Malta mbulohen me tym nga zjarret në Greqi
Zjarret në Greqi, pamje satelitore

Në këto dy vende, bazuar nga testet e cilësisë së ajrit ka rezultuar me nivel të lartë midis PM10 dhe PM2.5 mikrogrimca.

Sakaq, Greqia ka pranuar më në fund ndihmën nga Shqipëria për dërgimin e rreth 50 zjarrfikësve dhe 10 mjeteve për shuarjen e flakëve.

Pamjet / Siçilia dhe Malta mbulohen me tym nga zjarret në Greqi
Malta e mbuluar nga smogu për shkak të zjarreve në Greqi / Kamera e sigurisë


Video