Shfaqja e fundit e forcës së Moskës, komandantët e lartë rusë mbërrijnë në Bjellorusi

10 February 2022, 07:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shfaqja e fundit e forcës së Moskës, komandantët e

Mbërritën dje në Bjellorusi komandantët e lartë ushtarakë rusë.

Ata do të mbikëqyrin 30,000 trupa ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake 10 ditore me ushtrinë bjelloruse, në atë që shihet si shfaqja më e fundit e forcës së Moskës, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Rusia ka dërguar për stërvitjen në Bjellorusi dy sisteme raketore tokë-ajër, S-400 dhe avionë të shumtë luftarakë.

Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, do të drejtojë stërvitjen që nis sot.

Stërvitja në Bjellorusi është kërcënimi më i fundit ndaj Ukrainës, kryeqyteti i së cilës, Kievi, ndodhet vetëm 210 kilometra në jug të saj. Moska gjithashtu ka dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa përgjatë krahut lindor të Ukrainës.

 


Video