Shërbimi Sekret “dështoi” për ta mbrojtur Trump? 5 pyetje që nuk kanë ende përgjigje

15 Korrik 2024, 23:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump

Teksa FBI ka marrë në dorë hetimin për atentatin e kryer ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka një sërë pyetjesh që ekspertët kanë ngritur për Shërbimin Sekret.

Si ka mundësi që atentatori mbi çati nuk ishte pikasur?

Mbetet e paqartë se si autori i plagosjes së Trump, Thomas Matthew Crooks arriti të ngjitej mbi çatinë e një ndërtese vetëm 130 metra larg ‘objektivit’. Supozohej që një efektiv të ishte mbi çati për të vëzhguar gjithë zonën.

A kishte paralajmërime për autorin?

Një dëshmitar thotë për BBC se ai dhe persona të tjerë e panë autorin teksa zvarritej në çati. Ata i dhanë sinjal policisë, por s’pati asnjë ndërhyrje për disa minuta rresht.

A ishte Shërbimi Sekret i varur nga policia lokale?

Zona nga ku qëlloi Crooks nuk kontrollohej nga Shërbimi Sekret, por policia lokale. Siç duket, bashkëpunimi mes tyre ka dështuar.

Crooks kishte marrë informacione të detajuara për podiumin ku do ngjitej Trump?

Është mëse e qartë se policia lokale nuk është e trajnuar për evente të tilla, ashtu si Shërbimi Sekret. Jasson Chaffets i cili ka raportuar dhe më herët për disa mangësi të Shërbimit Sekret, thotë se autori është vënë në dijeni nga burime të sigurta dhe është pozicionuar shumë pranë Trump.

A u largua shpejt nga podiumi ish-presidenti?

Agjentët që rrethuan Trump pas të shtënave kanë marrë vlerësimet e duhura. Por lind pyetja, mos ndoshta u vonuan gjatë për ta ulur në tokë? Ka dhe një tentativë të Trump për të veshur këpucët, që është disi e pakuptueshme. Për këtë agjentë të tjerë shprehen: Po të isha unë, nuk do e kisha pyetur. Do e hiqja prej aty direkt, do i blija një palë këpucë të reja….

Video