SHBA futi Vulin në listën e zezë, Kurti: Prova që kërcënimi i paqes vjen nga nivele të larta të shtetit serb

11 July 2023, 22:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA futi Vulin në listën e zezë, Kurti: Prova që
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar disa orë pasi Thesari Amerikan sanksionoi drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se futja e Vulin në listën e sanksioneve amerikane për akuza që kanë të bëjnë me marrëveshje korruptive që lehtësojnë aktivitete keqdashëse në Serbi dhe në rajon, vërtetojnë se kërcënimi i paqes dhe sigurisë në rajon vijnë nga nivele të larta të shtetit serb.

“Thesari Amerikan sanksionoi Aleksandar Vulin, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes, për “marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon”, duke dëshmuar kërcënimin e paraqitur për paqen dhe sigurinë në nivelet e larta të shtetit serb”, shkruan Kurti.

 


Video