Inteligjenca Artificiale është kthyer në një armë të fortë teknologjike, që ofron disa prej shërbmeve të pamenduara më parë, por e bashkuar me kreativitetin e përdoruesve arrin të realizojë edhe video si kjo më poshtë.
Në një video montazh të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, një përdorues ka vendosur të paraqesë të gjithë aleatët e NATO-s si të ishin udhëheqës të forcave të tyre ushtarake.
Video nis me gjeneralin Jens Stoltenberg dhe vijon me kryeministrin e Kanadasë dhe atë francez, shtete anëtare të NATO-s që prej 1949-ës.
Më pas shfaqet presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe ai britanik Rishi Sunak.
Në video nuk mungon as kryeministri shqiptar Edi Rama në versionin “AI”. Ai shfaqet mes maleve dhe me armë automatike në dorë.
Për më tepër ndiqni videon: