
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka vendosur që të dërgojë edhe 7 000 trupa të tjera në Europë pas sulmit rus ndaj Ukrainës.
Gazetari Steve Herman, shef i redaksisë së lajmeve ndërkombëtare në VOA shkruan se vendimi është marrë nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austrin pas përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në kontinentin e vjetër.
Presidenti Biden mbajti një konferencë për shtyp pak më parë duke shpalosur sanksione të tjera ndaj Rusisë dhe ekonomisë ruse pasi Putini urdhëroi rikthimin e luftës në Europë.
Ndërkohë theksoi se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, por nuk do të vendoset në Ukrainë, duke thënë se forcat amerikane “nuk janë dhe nuk do të përfshihen” në konfliktin me Rusinë në Ukrainë.
“Forcat tona nuk do të shkojnë në Evropë për të luftuar në Ukrainë, por për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s dhe për të qetësuar ata aleatë në lindje”, thotë ai. “Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë amerikane”, tha Biden.