SHBA: 9 amerikanë kanë humbur jetën në Izrael, disa të tjerë të zhdukur

9 October 2023, 15:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA: 9 amerikanë kanë humbur jetën në Izrael, disa të
Flamuri izraelit dhe ai amerikan

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se nëntë amerikanë janë vrarë në Izrael. Disa amerikanë të tjerë raportohen të zhdukur që pas sulmit të shtunën në mëngjes, që deri tani ka lënë 700 izraelitë të vrarë.

“Në këtë moment, ne mund të konfirmojmë vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller në një deklaratë.

“Ne mund të konfirmojmë se ka shtetas amerikanë të pagjetur dhe po punojmë me partnerët tanë izraelitë për të përcaktuar vendndodhjen e tyre”, shtoi ai.

Një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare Amerikane konfirmoi gjithashtu vdekjen e nëntë shtetasve amerikanë.

Amerikanët e vrarë në konfliktin që filloi gjatë fundjavës nuk janë identifikuar ende nga zyrtarët në Shtetet e Bashkuara.

Luftëtarët e grupit islamik Hamas kanë vrarë 700 izraelitë dhe rrëmbyen dhjetëra të tjerë teksa sulmuan qytetet izraelite të shtunën, inkursioni më vdekjeprurës në territorin izraelit që nga sulmet e Egjiptit dhe Sirisë në luftën e Yom Kippur 50 vjet më parë. Izraeli u përgjigj duke goditur Gazën, duke vrarë qindra palestinezë.


Video