
Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë të Lech Poznan, të cilët u dënuan nga UEFA për provokimin ndaj Kosovës.
Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale raporton se rreth 150-200 tifozë të njohur si “Delije” (mbështetës të Crvena Zvezdës) kanë sulmuar me mjete të forta një pjesë të autokolonës së tifozëve të Lech Poznan.
Kjo ndodhi teksa këta të fundit po largoheshin nga Beogradi pas përfundimit të ndeshjes.
Po ashtu, ky incident zuri vend edhe në mediat serbe, që theksojnë se sulmi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit.
Sulmi thuhet se ka ndodhur pas ndeshjes kualifikuese në garat evropiane, ndërsa pamjet tregojnë përplasje të dhunshme me mjete të forta, teksa tifozët shihen të maskuar.
Ndërkohë, UEFA ka gjobitur Lech Poznan me 10 mijë euro për shfaqjen e një baneri skandaloz me mbishkrimin “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së parë kundër Crvena Zvezdës.
????????????????????????
— Based Poland ???????? (@Poland_Based) August 13, 2025
UEFA has fined Poland's Lech Pozna? football club €10,000 for displaying a banner that read "Kosovo is Serbia" during a match.
And if that wasn't enough, Lech Pozna? was attacked by Delije.
Delije (Crvena Zvezda), with approximately 200 men and equipment, attacked… pic.twitter.com/heJd5qxIqT