Rusia shton bombardimet në Odesa, mes viktimave edhe një foshnje

23 April 2022, 17:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia shton bombardimet në Odesa, mes viktimave edhe një foshnje

Ukraina njoftoi se të paktën pesë persona janë vrarë, mes të cilëve një foshnje dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa këtë pasdite.

Raketat goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në qytet.

Zyrtarët thanë se forcat ruse qëlluan të paktën gjashtë raketa, por shumica u rrëzuan nga forcat ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës është vetëm fillimi dhe Putin nuk do të ndalet pasi dëshiron të pushtojë vendet e tjera.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së premtes, Zelensky tha: “Pushtimi i Ukrainës është vetëm fillimi, ata duan të pushtojnë edhe vende të tjera. Ne do të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të thyer këtë ambicie të Rusisë”.

Ndërsa këshilltari i Zelenskyt, me anë të një reagimi në Tëitter thotë se objektivi i radhës i Moskës është Moldavia.

Ndërkohë BE po përgatitet të zbatojë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës javën e ardhshme. Masat e reja mund të përmbajnë ndalimin e importit të naftës, edhe nëse po punohet për modalitetet. Gjithashtu është planifikuar zgjerimi i listës së bankave ruse të përjashtuara nga sistemi Sëift.

Britania e Madhe, në përditësimin më të fundit mbi situatën në Ukrainë në ditën e 59-të, ka deklaruar forcat ruse nuk kanë bërë shumë përparim në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre.

Breshëri raketash kanë rënë mbi Odessa në ndërtesa dhe subjekte ushtarake. 5 persona, me të cilëve edhe një foshnje kanë humbur jetën, ndërsa siç raportohet 18 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse pasdite e sotme.

Ndërkohë sipas zyrtarëve të lartë nga Mariupoli, rusët dëbojnë ukrainasit nga qytetet e tyre, nëpër vende si Siberia.


Video