Rubio urdhëron largimin e fontit Calibri, rikthehet Times New Roman në Departamentin e Shtetit

10 Dhjetor 2025, 20:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marco Rubio

Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka urdhëruar që fonti Calibri të hiqet nga të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare të departamentit. Sipas udhëzimit, kthehet menjëherë përdorimi i Times New Roman, për të ruajtur formalitetin dhe profesionalizmin e dokumenteve.

Rubio e konsideron Calibri të tepërt “informal” dhe jo të përshtatshëm për letra zyrtare, ndërsa Times New Roman ka qenë fonti standard për rreth 20 vjet. Ai kritikoi kalimin e mëparshëm te Calibri, të vendosur nga administrata Biden në 2023, duke e cilësuar si një “veprim i shtrenjtë dhe i gënjeshtërt” për të promovuar programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.

Fonti Times New Roman, me dekorimet e vogla në skajet e shkronjave, konsiderohet më elegant dhe e lehtë për t’u lexuar, ndërsa Calibri ishte përzgjedhur më parë për aksesibilitetin ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe përdorimin e tij të gjerë në produktet Microsoft.

Vendimi i Rubios vjen në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur një stil të unifikuar dhe profesional në të gjitha komunikimet diplomatike amerikane dhe lidhet me traditën historike të fontit Times New Roman.

Ndërkohë, ndryshimi ka shkaktuar pakënaqësi tek disa diplomatë, që shprehin shqetësim për moralin brenda departamentit, ndërsa disa tradicionalë kishin kundërshtuar edhe kalimin e mëparshëm te Calibri.


Video