Rrëzohet avioni në Meksikë/ Humbin jetën TRAGJIKISHT 7 pasagjerë!

16 December 2025, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëzohet avioni në Meksikë/ Humbin jetën TRAGJIKISHT 7

Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte ulje emergjente në Meksikën qendrore.

Avioni u rrëzua në San Mateo Atenco, një zonë industriale rreth 50 kilometra në perëndim të Mexico City, pasi u ngrit nga Acapulco, në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.

Sipas mediave, aeroplani u përpoq të ulej në një fushë futbolli, por goditi çatinë metalike të një biznesi aty pranë, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Për gazetën The Telegraph, Adrián Hernández, Koordinatori i Mbrojtjes Civile të Shtetit të Meksikës, tha se avioni mbante tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Disa orë pas rrëzimit, ishin gjetur vetëm shtatë trupa.



Video