Rikthehen tensionet në veri, Serbia bllokon përsëri kamionët e Kosovës

19 June 2023, 21:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehen tensionet në veri, Serbia bllokon përsëri kamionët
Kamionët e bllokuar

Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas mediave të Kosovës, disa serbë, rreth orës 19:00, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, në shenjë proteste dhe të pakënaqësisë me zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Telegrafi shkruan se bllokuesit serbë nuk po lejojnë lëvizjen e kamionëve me targa të Kosovës në drejtim për në Serbi.

Policia e Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për këto raportime.


Video