Refuzoi t’i jepte Trumpit shpatën historike që do ia dhuronte mbretit Charles, dorëhiqet drejtori i Muzeut Presidencial

3 Tetor 2025, 17:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump dhe mbreti Charles III

Një kërkesë e papërmbushur e Donald Trumpit detyron drejtorin e Muzeut Presidencial Eisenhower në Kansas, Todd Arrington, të japë dorëheqjen.

Mollë sherri mes tij dhe shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë një shpatë e ish-presidentit Dwight Eisenhower, që ruhet në këtë muze, të cilën Trump ia kërkoi për t’ia dhuruar mbretit Charles III gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar më 16 deri më 18 shtator.

Drejtori refuzoi kërkesën që nuk i kishte ardhur drejtpërdrejt nga presidenti, por nga njësia e dhuratave për llogari të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas refuzimit, përfaqësues të administratës i kishin vënë ultimatum të dorëhiqej ose do të shkarkohej. Arrington dha dorëheqjen të hënën, por po përpiqet të rikthehet në detyrë duke marrë kontakte me eprorët e tij në Arkivën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Eisenhower ka qenë Presidenti i 34-të i SHBA-së në periudhën 1953-1961, por më parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ka qenë Komandant Suprem i Forcave Aleate në Europë, me një rol të madh në mposhtjen e nazi-fashizmit.

Refuzoi t’i jepte Trumpit shpatën historike që do ia dhuronte

Pikërisht për të nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, Departamenti i Shtetit kishte menduar për këtë dhuratë. Kjo u refuzua nga drejtuesi i bibliotekës presidenciale.

Gjatë vizitës, Trump i dhuroi familjes mbretërore një kopje të shpatës së Eisenhower.

Dyshohet se shpata origjinale e kërkuar nga presidenti është ajo që ish-presidentit amerikan iu dhurua në vitin 1947 nga drejtuesit e qytetit të Londrës, si shpërblim për kontributin e tij si komandant i trupave aleate anglo-amerikane në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.


Video