Dy persona kanë vdekur në Poloni pasi dy raketa me origjinë ruse ranë pranë kufirit me Ukrainën.
Raketat ranë në qytetin Przewodów, duke rezultuar në përplasjen e avionëve ushtarakë polakë, sipas mediave lokale polake.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane konfirmoi për AP se raketat ruse kaluan në Poloni.
Vendi i Evropës Lindore në kufi me Ukrainën është një anëtar i BE-së dhe NATO-s.
Moska e ka cilësuar si një “provokim” lajmin e raketave në territorin polak, duke thënë se nuk ka pasur “asnjë lloj sulmi pranë territorit polak”
Raketat, apo pjesë të një rakete, mund të kenë gabimisht në territorin polak, gjatë një bombardimi masiv të trupave të Moskës në territorin ukrainas. Sipas mediave polake, mund të jenë dhe pjesë raketash ruse të shkatërruar nga mbrojtja ukrainase.
Pentagoni deklaroi se është “në dijeni të lajmeve mbi rënien e raketave ruse në Poloni. Për momentin nuk kemi informacione që mund ta konfirmojnë. Po hetojmë”.
“Do të mbrojmë cdo centimetër të territorit të Nato-s”, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder duke cituar nenin 5 të Aleancës atlantike.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund të “konfirmonte” informacionin për dy raketat, Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda tha se “lajmi për të paktën dy shpërthime” ishte “shqetësues”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të flasë me homologun e tij polak ditën e sotme, sipas një zyrtari ushtarak evropian dhe zyrtar amerikan.
Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj një vendi aleat?
Edhe pse origjina e predhave që goditën Poloninë dhe vranë dy persona nuk është konfirmuar, në rast se konfirmohet sulmi rus ndaj Polonisë, NATO përfshin në nenin 5 të Traktatit të Organizatës së Aleancës Atlantike të ashtuquajturin parim të mbrojtjes kolektive.
Ky është një parim unik dhe i përhershëm që bashkon anëtarët e saj dhe vendos një frymë solidariteti në Aleancë.
Neni 5 thotë: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, i ndodhur në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjithëve dhe, për rrjedhojë, bien dakord që nëse një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime individuale ose kolektive, të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë Palën ose Palët e sulmuara, duke miratuar më pas, individualisht dhe në marrëveshje me Palët e tjera, masat që i sheh të arsyeshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut”.