Në një linjë të ndryshme nga ministri i brendshëm i vendit të tij, Suleyman Soylu, është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , i cili në një postim në Twitter falënderoi një numër vendesh, përfshirë Greqinë dhe SHBA-në – për mbështetjen e tyre pas sulmit në Stamboll.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist në rrugën Istiklal, ndanë dhimbjen tonë dhe shprehën ngushëllimet e tyre.
Në një postim në Twitter pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden, Erdogan shprehu falënderimet e tij për të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që i shprehën mbështetjen e tyre Turqisë për sulmin terrorist, mesditën e së dielës në zemër të Stambollit.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë tregtinë dhe sigurinë, në margjinat e samitit të G20, njoftoi presidenca turke.
Presidenti amerikan shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e bombardimeve të së dielës në Stamboll dhe i tha Erdoganit se administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Turqinë në kërkesën e saj për avionë luftarakë F-16, njoftoi Reuters, duke cituar deklaratën.
İstiklal Caddesi’nde gerçekleştirilen terör saldırısına tepki gösteren, acımızı paylaşan, başsağlığı dileğinde bulunan tüm ülkeler ile uluslararası organizasyonlara şükranlarımı sunuyorum. pic.twitter.com/xSzmU4nPk9
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 15, 2022