Putin, fjalim para popullit për herë të parë pas luftës! A do shpallë mobilizim të pjesshëm

21 September 2022, 07:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin, fjalim para popullit për herë të parë pas
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, do i drejtohet popullit të tij për herë të parë më një fjalim. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin do të komentojë referendumet që do të mbahen fundjavën e ardhshme në rajonet e Donetsk, Lugansk dhe Kherson dhe në një pjesë të Oblastit Zaporizhzhia. Në këto referendume, të shpallura nga vetë guvernatorët prorusë të rajoneve, qytetarët do të pyeten nëse duan apo jo aneksimin e territoreve ku banojnë me Rusinë.

Sipas disa analistëve, fjalimi i Putinit mund të shërbejë pikërisht për të shpallur një mobilizim të pjesshëm pas kundërofensivës ukrainase.

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kërcënon me sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të "referendumeve të paligjshme" që shkelin "pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar".


Video