Putin, akuza SHBA-së: Është e vendosur ta luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit

12 April 2022, 22:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin, akuza SHBA-së: Është e vendosur ta luftojë
Vladimir dhe Aleksandr Lukashenko

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin hodhi edhe njëherë akuza ndaj SHBA se është ajo që po vijon të konsultojë Ukrainën të vazhdojë luftën dhe që po e pengon për negociatat.

Gjatë një takimit me homologun bjellorus Aleksandr Lukashenko në kozmodromin e Vostichny, Putin u shpreh se “SHBA është e vendosur të luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit”.

Presidenti Putin deklaroi se lufta në Ukrainë ishte e drejtë pasi askush nuk mund ta izolonte Rusinë. Ai shtoi se objektivi në Donbas do të arrihet.

“Nuk ka dyshim se Forcat e Armatosura Ruse do t’i arrijnë qëllimet e tyre. Qëllimet janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike. Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas, popullin e Donbasit, të cilin ne e njohëm, duhej ta bënim sepse autoritetet e Kievit, të shtyra nga Perëndimi, refuzuan të zbatonin marrëveshjet e Minskut, që synonin një zgjidhje paqësore të problemeve të Donbasit”, tha Putin.

Putin tha se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të niste atë që e konsideron operacion special ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë.

“Ukraina po kthehej në një pikëmbështetjeje anti-ruse, filizat e nacionalizmit dhe neonazizmit po rriteshin me kujdes atje, kjo pasi filizat ishin mbjellur prej shumë kohësh. Veçanërisht ishte shtuar neonazizmi dhe përplasja e Rusisë me këto forca ishte e pashmangshme, pasi ata vetëm po zgjidhnin kohën për të sulmuar”, tha Putin.

Pavarësisht pretendimeve të Putinit, CNN ka dokumentuar me pamje varret masive në periferi të Kievit dhe të paktën 20 trupa janë parë në një rrugë të vetme.

 


Video