Prindërit amerikanë janë revoltuar me filmin vizatimor britanik “Peppa Pig” dhe thonë se u ka mësuar fëmijëve të tyre “vrazhdësinë dhe padurimin”.
Prindërit kanë raportuar gjithashtu se fëmijët e tyre janë bërë aq të fiksuar pas filmave vizatimorë saqë kanë adoptuar thekse dhe sjellje britanike.
Një nënë nga Hjustoni, tha: "Peppa është e vrazhdë dhe e padurueshme, dhe shfaqja i mëson fëmijët se kjo lloj sjelljeje është në rregull”.
Një nënë tjetër, 41 vjeçe tha për The Ëall Street Journal se "Peppa është një mistrece" pasi vuri re një ndryshim në mënyrën se si vepron djali i saj pesëvjeçar, Luca, në krahasim me disa muaj më parë.
Nëna kujtoi se djali i saj iu afrua fqinjit të tyre dhe i tha: “Shiko, Davidi ka një bark të madh!”
“Aty kuptova se i kishte marrë të gjitha këto sjellje nga Peppa Pig”, tha nëna e shqetësuar.
Ajo gjithashtu vuri re se kur bëhej fjalë që djali i saj të provonte ushqime të reja, ai përgjigjej: “Eë! Dreq!” Kur ai u mërzit nëna e tij tha se ai po bërtiste “Ti nuk je më shoku im!”.
Filmi vizatimor popullor i cili u publikua për herë të parë në vitin 2004, ka të bëjë me një derrkuce të quajtur Peppa, një parashkollore që jeton me nënën, babin dhe vëllain e saj.
Shfaqja është bërë aq masive saqë ka vazhduar me ekskluzivitetin e veshjeve, lodrave dhe madje është paraqitur në parqe për fëmijë.
Sipas Parrot Analytics, në vitin 2022, perandoria bëri 1.7 miliardë dollarë në shitje me pakicë dhe në vitin 2023, Peppa ishte seria e katërt më e kërkuar për fëmijë në mbarë botën, pas Masha the Bear, SpongeBob SquarePants dhe Paë Patrol.
Prindërit kanë raportuar se fëmijët e tyre kanë filluar të përdorin fjalë dhe thekse si Peppa, pasi disa fëmijë amerikanë janë dëgjuar duke thënë dhe duke iu referuar biskotave (cookies) si 'biskota' (biscuits).